BEKIM
ONLINE

Nuk ka rëndësi se ku jeni, ju mund të keni një takim personal me Paramahamsa Vishwananda, dhe të jetoni Dashurinë e pakushtëzuar dhe bekimin e darshanit të Tij nga komforti i shtëpisë tuaj.

‘Kur ju vini për darshan dhe kur unë shoh në shpirtin tuaj, në atë moment, ajo që shoh është Vetja juaj – Vetja juaj e Vërtetë. Dhe ajo që unë shoh është bukuria që ju mbani brenda jush. Kjo është ajo që unë dua edhe ju të shihni dhe kjo është ajo që unë dua për ju që ta realizoni për veten tuaj.’

Paramahamsa Vishwananda

FORMA E REGJISTRIMIT

Ju lutem kini në konsideratë që ky Bekim Online është i disponueshëm vetëm për qytetarët e shteteve: ‘Shqipëri, Kosovë’.

 

 

  • This field is for validation purposes and should be left unchanged.

BEKIMI ONLINE

Darshan do të thotë “vështrim hyjnor”: përvoja e të parit, dhe të shihesh nga Hyjnorja. Të marrësh darshan nga një Mjeshtër plotësisht i Realizuar i cili jeton në bashkim të vazhdueshëm me Hyjnoren është një thesar i rrallë dhe shumë i veçantë që s’duhet humbur.

Në rrethanat e veçanta të gjithë botës sot, Paramahamsa Vishwananda ka vendosur ta japë këtë bekim për të gjithë Online. Nuk ka rëndësi se ku jeni, ju mund të keni një takim personal me Mjeshtrin, dhe të jetoni Dashurinë e pakushtëzuar dhe bekimin e darshanit të Tij që ofrohet.

SI FUNKSIONON​?

Për të marrë Darshanin tuaj Online nga Paramahamsa Vishwananda, ju do të duhet të shkarkoni dhe instaloni Aplikacionin Zoom në kompiuterin apo pajisjen tuaj mobile. Krijimi i një llogarie në zoom me emrin tuaj të përdorimit dhe password është i rëndësishëm për të hyrë në Bekimin Online.

Kur të gjithë të jenë online, Paramahamsa Vishwananda do të hyjë në Takimin e Bekimit Online. Ju do të jeni në gjendje ta shihni Atë dhe Ai do tju shohë ju. Megjithëse ju do të jeni pa zë, Ai do të mund të flasë me ju si një grup.

Paramahamsa Vishwananda do të udhëheqë gjithsecilin përmes proçesit, kështu gjithçka që ju duhet të bëni është të shijoni momentin.

SHPREHNI MIRËNJOHJEN TUAJ

Bekimi me një Mjeshtër të Realizuar në Zot është një dhuratë shumë e çmuar. Nëse ju ndiheni mirënjohës për bekimin që ju morët dhe do të donit të ndihmonit që kjo eksperiencë të vazhdojë ti ofrohet botës, ju lutem konsideroni bërjen e një donacioni. Çdo nivel kontributi është shumë i vlerësuar.

Nëse ju do të doni ta mbështesni këtë çështje, ju mund ta bëni duke regjistruar dhurimin tuaj më poshtë.

PYETJE TË SHPESHTA

u

Cili është qëllimi i darshanit?

Paramahamsa Vishwananda shpesh thotë se Ai po pastron pluhurin dhe papastërtitë nga pasqyra e shpirtit tuaj, sepse kështu ju do të mund të reflektoni dritën e Zotit gjithmonë e më shumë.

u

Çfarë bëj unë gjatë darshanit?

Me të vërtetë që nuk ka asgjë që ju mund të bëni gjatë darshanit, përveçse të shijoni momentin. Është momenti të përfshiheni në këtë eksperiencë.

u

Çfarë marr unë nga Darshani?

Çdo person merr diçka të ndryshme, të dizenjuar në mënyrë perfekte vetëm për atë. Për disa është një bekim. Për disa është një transformim. Për disa është shërim. Por mbi të gjitha, është ndarja e Dashurisë.

u

Çfarë duhet të vesh?

Edhe pse po merrni bekim në shtëpinë tuaj, është e rëndësishme të kujtoni se ju po vini në një takim me Hyjnoren, prandaj ju lutem vishuni bukur dhe modest (mbuloni bluzat me prerje të shkurtër dhe shpatullat e zhveshura).

u

Si ndihet?

Çdo darshan është një eksperiencë e re. Eksperienca e çdo njeriu është unike për ta në atë moment. Nëse ju ndjeni diçka apo jo, në thellësi brenda jush diçka është prekur, nëse ti e kupton ose jo.

u

Kush mund të marrë pjesë në darshan?

Darshanët janë të hapur për të gjithë. Nuk ka kufizime. Të gjithë janë të ftuar, pavarësisht besimit apo traditës. Nuk ka asnjë tarifë për të marrë bekimin, gjithsesi donacionet janë të mirëpritura.