PARAMAHAMSA VISHWANANDA

Paramahamsa Vishwananda është një Mjeshtër i realizuar në Zot, i cili jeton i lidhur me Hyjnoren. Qëllimi i tij është të ndihmojë çdokënd të përjetojë të njëjtën marrëdhënie hyjnore për veten e tyre në këtë jetë. Kjo është ajo që e bën Atë kaq unik.

‘Nëse besoni në forcën tuaj, mund të arrini një nivel të caktuar të përparimit shpirtëror, por për të realizuar qëllimin final, për ta shndërruar veten plotësisht në Dritën e Zotit, keni nevojë për hirin e Mjeshtrit. Kjo nuk është e mundur, derisa Mjeshtri të shfaqet.​​’

Paramahamsa Vishwananda

THEMELUESI I BHAKTI MARGA

Paramahamsa Vishwananda personifikon shumë aspekte të mjeshtërisë të cilat, si individualisht ashtu edhe kolektivisht, e veçojnë Atë si një shprehje të gjallë të bhakti. Ai është një Vaishnava Acharya, një Mjeshtër Kriya Yoga dhe acharya themelues, satguru dhe udhëheqësi i misionit Bhakti Marga.

Ai është forca lëvizëse dhe frymëzimi për gjithçka që misioni bën në shërbim të njerëzimit. Duke thurur së bashku në mënyrë unike, elemente nga këto tradita të ndryshme, Ai ofron një rrugë të provuar dhe mbështetje për të arritur realizimin përfundimtar me Zotin.

PRAKTIKAT QË TRANSFORMOJNË

Paramahamsa Vishwananda ofron një rrugë të hartuar mirë dhe mjete të provuara për të nxjerrë në pah mençurinë e zemrës dhe për t’ju lidhur me Hyjnoren. Këto praktika ju ndihmojnë të jetoni bhakti në jetën tuaj të përditshme duke kultivuar një marrëdhënie thellësisht personale me Zotin.

Kjo gamë unike shpirtërore e teknikave nuk mund të gjendet askund tjetër. Ato janë këtu për të ngritur njerëzimin përmes kultivimit të bhakti: dashurisë dhe përkushtimit ndaj Hyjnores. Eksplorojini të gjitha për të gjetur më të mirat për ju.

NJIHUNI ME MJESHTRIN

Takimi me një Mjeshtër dhe satguru që jeton, është një mundësi jashtëzakonisht e rrallë dhe e çmuar. Qoftë Dashuria e Tij e pakushtëzuar, mençuria e Tij e thellë apo mjeshtëria e Tij e lindur, ajo që tërheq vëmendjen tuaj, takimi me Të nuk është një takim rastësor. Është një përvojë për të zgjuar shpirtin tuaj.

Jeta e Paramahamsa Vishwananda është dedikuar në shërbim të njerëzimit dhe Ai e vë Veten në dispozicion në shumë mënyra. Çdo moment që kaloni me Të është i çmuar, prandaj përfitoni për sa kohë që mundeni.

NJOHURI NGA MJESHTRI

Paramahamsa Vishwananda ndjek traditën e lashtë të përgjigjes së pyetjeve të njerëzve përmes mbledhjeve intime të quajtura satsangs, ose biseda shpirtërore. Është kaq e rrallë të kesh një qasje kaq intime të një Mjeshtri dhe satguru të gjallë dhe të kesh mundësinë të mësosh prej Tij.

KIRTAN ME MJESHTRIN

Në marrëdhënien midis të Dashuruarit dhe të Dashurit, ekziston vetëm një përvojë, vetëm një motivim dhe vetëm një realitet – Vetëm Dashuria. Angazhohuni, këndoni, duartrokitni, kërceni. Lëreni veten të lirë.

DITURIA QË NUK NJEH KOHË

Të mësosh nga një Mjeshtër i vërtetë është përtej fjalëve e paçmuar. Humori dhe stili i tij me këmbë në tokë do t’ju ndihmojë të shkoni drejt një ndërgjegjësimi të ri të vetes, qëllimit dhe të vendit tuaj në botë. Urtësia e përjetshme që Ai ndan i bën edhe temat më komplekse praktike dhe kuptimplotë për epokën tonë moderne.

Gjatë viteve, Paramahamsa Vishwananda ka dhënë komente të thella, për shkrimet e shenjta thelbësore Vedike, të tilla si Bhagavad Gita, Shreemad Bhagavatam dhe Guru Gita.