EKSPOLORONI PRAKTIKA SHPIRTËRORE TË CILAT DO TË NDRYSHOJNË JETËN TUAJ
Zhytuni në misteret e teknikave të lashta për të qetësuar mendjen, për të fituar qartësi, për të kultivuar ekuilibrin e brendshëm dhe për të krijuar një lidhje më të thellë me veten dhe të tjerët. ‘Sadhana‘ do të thotë praktikë shpirtërore. Bhakti Marga Sadhana, nëpërmjet Hirit të Mjeshtrave shpirtërorë Paramahamsa Vishwananda dhe Mahavatar Babaji, i hap zemrën fuqisë transformuese të dashurisë.
Bhakti Marga ofron një sadhana me pesë mënyra të ndryshme për t’u lartësuar në dashuri me jetën: Projekti Mantra, Babaji Surya Namaskar, OM Chanting, Meditimi i thjeshtë dhe AtmaKriya Yoga. Edhe pse këto praktika kanë të njëjtin burim, secila prej tyre është unike në mënyrën se si e çan errësirën dhe ndriçon rrugën drejt lumturisë dhe dashurisë së vërtetë.
Dashuria është zemra e të gjitha këtyre praktikave. Duke qënë se DashuriaI tejkalon kufijtë e fesë, këto praktika janë të dobishme për të gjithë, pavarësisht besimit individual, apo interesit për të ndjekur një Mësues Shpirtëror.
Teknikat tona ju ndihmojnë të qetësoni mendjen dhe bini në heshtjen e zemrës, ku mund të lulëzojë dashuria. Ato janë mjete për t’ju ndihmuar të qëndroni të përqendruar në rrugën tuaj shpirtërore dhe të shmangni pengesat që mund të hasni gjatë rrugëtimit për arritjen e qëllimit tuaj. Ne ju ftojmë të mësoni sekretet që i kthejnë këto teknika të thjeshta në mjete të fuqishme për të arritur një transformim personal.
SADHANA JU NDIHMON TË KONTROLLONI MENDJEN. KUR E BËNI ME DASHURI, NUK DO TË SHQETËSOHENI NGA ASGJË QË JU RRETHON.
PARAMAHAMSA SRI SWAMI VISHWANANDA