RITUALET

Paramahamsa Vishwananda na tregon se si të ndërtojmë një marrëdhënie të gjallë, të dashur me Zotin. Ju mund të përjetoni një lidhje intime me Zotin kur këndoni Emrat Hyjnorë dhe ofroni shërbim të devotshëm me dashuri.

‘Devoti duhet të adhurojë Personin Suprem në formën e veçantë personale të Zotit që devoti e gjen më tërheqëse.’

Srimad Bhagavatam

I DASHURUARI DHE I DASHURI

Nëse jemi në rrugën shpirtërore, kjo është për shkak se Zoti ynë i Dashur po bën thirrje për të na kujtuar marrëdhënien tonë të përjetshme me Të.

Përmes thirrjes së Emrit të Tij Hyjnor dhe duke ofruar adhurim të devotshëm me dashuri, ju mund ta ftoni Atë që të jetë pjesë e jetës tuaj. Në këtë mënyrë, ju mund të shijoni marrëdhënien përfundimtare i Dashuruar-i Dashur me Të.

Ky është një bhakti i gjallë.

ADHURIMI CEREMONIAL

Në traditën Hindu thuhet se ‘Nëse besoni se një gur është gur, ai do të jetë gur. Por, nëse besoni se është Zot, do të bëhet Zot. ’Shërbimi I përkushtimit i bërë me besim të plotë thërret praninë Hyjnore në një statujë.

Përmes një rituali adhurimi të quajtur puja, ne mund të shijojmë ëmbëlsinë e kujdesit për Hyjnoren ashtu si për çdo person të dashur. Larja, veshja dhe ushqimi i të Dashurit tuaj, në stilin tuaj unik, ju lejon të shprehni dashurinë tuaj dhe të shijoni intimitetin e kohës së shenjtë së bashku.

KENDIME VEDIKE

Sanskrit është një gjuhë vibruese që është përdorur në ritualet e lutjeve për mijëra vjet. Frekuencat vibruese të gjeneruara nga këndimi i mantrave sanskrite qetëson mendjen dhe ju lëshon në zemër ku banon Hyjnorja.

Çdo Emër Hyjnor thërret praninë e asaj forme Hyjnore. Këndimi i emrit të të Dashurit tuaj i afron ata më shumë në mënyrë që ju të kënaqeni me shoqërinë e tyre dhe ata mund të gëzojnë vëmendjen tuaj të pandarë.

LUTJET E TEMPULLIT

Puna është e suksesshme kur bekimi i Zotit është mbi të. Kur bekimi thirret nga qielli, një orë zë vendin e punës së një dite të tërë. Lutja e bashkësisë është më e fortë se lutja personale, duke ngritur lart ata që marrin pjesë dhe të gjithë ata me të cilët bien në kontakt.

Lutjet e tempullit janë të pasura dhe angazhojnë në mënyrë aktive shqisat me ngjyra, aromat, tingujt, shijet dhe tekstet, të gjitha të ofruara për kënaqësinë e Zotit i cili, nga ana tjetër, sjell bekimet e Tij mbi të gjithë. Lutuni për njerëzimin.

PËRFSHIHUNI NË ADHURIM

Bëni një udhëtim të vogël me Vandhanananda, Trajnerin tonë Ndërkombëtar të Mësuesve për Sanskrisht. Gjatë rrugës, do të njiheni me lutjet e tempullit, do të shihni bukurinë e pujës dhe do të mësoni më shumë rreth asaj se si ritualet ju ndihmojnë të kultivoni një marrëdhënie të gjallë me Hyjnoren. Ju gjithashtu do të takoni një familje që lidhet me njëri-tjetrin dhe Zotin përmes ritualeve.

X