JEHONA ME OM
OM Chanting është një praktikë grupi falas që përdor fuqinë transformuese të OM-it për të aktivizuar potencialin e vetë-shërimit të pjesëmarrësve. Praktika transformon negativitetin në energji pozitive, ndihmon në pastrimin e mjedisit lokal dhe mbështet mirëqenien fizike, emocionale dhe shpirtërore të pjesëmarrësve.
Dashuria ka për qëllim të ndahet. OM Chanting sjell njerëzit së bashku për të ndarë vibracionet pozitive të OM-it dhe dashurinë e tyre për Nënën Tokë në komunitetet lokale dhe kombet anë e mbanë botës. Në këtë mënyrë, rrathët e rregullt të OM-it si dhe të OM Chanting përgjatë Hë se nës së Plotë janë një dhuratë teper e cmuar për njerëzimin.
Kjo praktikë është e hapur/e lejueshme për të gjitha moshat. Rrathet e OM-it zakonisht zgjasin një orë. Ato janë bërë duke përdorur një kombinim unik të të ulurit në rrathë koncentrike, duke kënduar vazhdimisht OM-in në praninë e një Organizatori që mbart bekimin e Paramahamsa Vishwananda. Bekimi i Masterit është ajo që lejon lirimin dhe transformimin e negativitetit në energji pozitive.
Seminari i OM CHANTING
Seminari i OM Chanting është i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth OM-it dhe OM Chanting. Në këtë seminar do të mësoni rreth zërit kozmik të OM, origjinës dhe fuqisë së teknikës se OM-it Chanting dhe si ta ndani atë me të tjerët duke udhëhequr një rreth të të kenduarit OM.
Seminari nuk është kusht per të marrë pjesë në një rreth OM chanting, por është një nga kriteret e nevojshme për t’u bërë Organizator i OM Chanting.
Gjeni një instruktor ose na dërgoni email në projectmantra@bhaktimarga.XX dhe ne do të jemi të lumtur të kontaktojmë me ju.
MOMENTI KUR NJERËZIT FILLOJNË TË KËNDOJNË SË BASHKU NË RRETHIN E OM CHANTING, VIBRIMET E TYRE SHNDËRROHEN NË OM. KUSHDO QË ËSHTË BRENDA RRETHIT ËSHTË I MBULUAR ME KËTË ENERGJI DHE KJO ËSHTË AJO QË NDRYSHON VIBRIMIN E TRUPIT. EDHE QELIZAT QË JANË TË VDEKURA FILLOJNË TË VIBROJNE. PRA, KUDO QË TË SHKONI, AURA JUAJ VIBRON ME ZËRIN KOZMIK OM.
Paramahamsa Sri Swami Vishwananda